Bullgaria dhe Rumania mund t’i bashkohen Kroacisë për të bllokuar hapjen e kapitullit 23 për anëtarësim të Serbisë në BE. Këto dy vende që janë anëtare të Bashkimit Europian kanë nxjerrë kërkesat e tyre të vjetra dhe kërkojnë nga Serbia shtimin e numrit të përfaqësuesve të tyre në të gjitha institucionet e Serbisë.

Bullgaria dhe Rumania kërkojnë që të përmirësohen të drejtat e minoriteteve të tyre etnike në Serbi. Bukureshti gjithashtu kërkon që çështja “Vlach” të zgjidhet sa më shpejt nga Beogradi dhe t’i garantojë vende ne parlament përfaqësuesve të tyre.

Pas kushtit që Kroacia i ka vendosur Serbisë para anëtarësimit të saj në BE, hapjen e Kapitullit 23 e kanë bllokuar edhe Rumania dhe Bullgaria. Këto dy vende janë të vetmet anëtare të BE-së që i kanë dhënë mbështetje të heshtur Zagrebit që konsideron se Serbia nuk duhet të hap kapitullin për drejtësi dhe të drejtën e sundimit të ligjit përderisa nuk përmbush tre kushte: Të heqë ligjin për juridiksionin universal për krime lufte, të përmirësojë pozitën e pakicës kroate dhe në mënyrë të plotë të bashkëpunoje me Tribunalin e Hagës.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: