Bukuresht-Rumania bëri thirrje për t’ua shpërndarë të varfërve produktet ushqimore nën embargo nga ana e Rusisë, duke e cilësuar si akt të pamoralshëm vendimin e Kremlinit për asgjësimin e tyre.

“Është detyra jonë për të analizuar urgjentisht mundësinë e shpërndarjes së këtyre produkteve personave të prekur nga skamja dhe varfëria në të gjithë botën shkak i embargos së Moskës, njoftoi ministri rumun i Bujqësisë, Daniel Constantin në një letër drejtuar “Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara” (FAO).

“Në një botë të prekur nga skamja, djegia e ushqimit është akt i pamoralshëm. Duhet të koordinojmë përpjekjet tona për të ndalur veprime të tilla”, shtoi ai.

Përveç kësaj, sipas ministrit, dekreti i lëshuar për këtë qëllim nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin është në kundërshtim flagrant me angazhimet e vendit të tij si anëtar i FAO-s. Kjo organizatë synon çrrënjosjen e urisë dhe reduktimin e shpërdorimeve ushqimore.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: