Bullgaria ka përditësuar listën e vendeve që paraqesin rrezik për përhapjen e virusit, kështu që nga 19 janari në “zonën e kuqe” do të futet edhe Maqedonia e Veriut.

Po ashtu, në listën e kuqe do të jenë edhe Austria, Serbia, Turqia, Hungaria, Luksemburgu, Izraeli, Kuvajti, Grenada, Grenlanda, Katari, Mbretëria e Bahreinit, Republika e Libanit.

Kjo do të thotë se qytetarët maqedonas, që do udhëtojnë drejt Bullgarisë, do të përballen me masa të reja.

Kështu, autoritetet bullgare do të kërkojnë për udhëtarët e këtyre vendeve një test negativ PCR për të gjithë njerëzit mbi 12 vjeç dhe jo më të vjetër se 72 orë, përndryshe nëse nuk kanë një dokument të tillë, ata i nënshtrohen një 10- karantinë ditore. Kjo masë nuk vlen për fëmijët nën 12 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb