Bullgaria do të ulë taksën e vlerës së shtuar për bizneset që shërbejnë produkte ushqimore, ushqim për fëmijë dhe libra, nga 20 në 9 %, duke filluar nga 1 korriku, me qëllim zbutjen e pasojave të krizës së koronavirusit mbi ekonominë, vendosi sot parlamenti bullgar.

Masa vlen edhe për furnizuesit me ushqim, pelena për fëmijë dhe produkte higjiene, deri në fund të vitit 2021.

Ulja e taksave për restorantet dhe baret duhet të ndihmojë në tërheqjen e turistëve, një burim i rëndësishëm i të ardhurave për Bullgarinë, ku turizmi gjeneron deri në 12 % të PBB-së.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb