SOFJE-Bullgaria refuzoi sot një avion rus me destinacion Sirinë që të kalojë në hapësirën e saj ajrore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

“Bullgaria ka refuzuar këtë fluturim pasi afati kohor ligjor për njoftim është pesë ditë dhe nuk është respektua nga pala ruse”, deklaroi zëdhënësja i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Betina Joteva.

Sipas palës ruse avioni transportonte ndihma humanitare. Por afati kohor i paralajmërimit shërben për të bërë verifikime”, shpjegoi ajo.

Rusia është angazhuar, që prej fundit të shtatorit, ushtarakisht në siri duke mbështetur regjimin e presidentit Bashar al Assad.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: