SOFJE-Bullgaria që për momentin ende nuk është prekur nga fluksi i migrantëve që përshkojnë Ballkanin, do të dërgojë 400 trupa në kufirin e saj me greqinë për të parandaluar një rritje të mundshme të presionit migrator, njoftoi sot kryeministri Boiko Borissov.

“Disa qindra persona, më shumë se 400, të ushtrisë, të xhandarmërisë dhe të policisë, do të qëndrojnë këtu përherë”, deklaroi sot Borissov në përfundim të një stërvitje të përbashkët të forcave të sigurisë, të pajisura me mjete të blinduara dhe helikopterë, përball kufirit grek, pranë Maqedonisë.

“Rreth 500 trupa shtesë mund të mobilizohen brenda pak orësh në kufij, në rast nevoje”, shtoi ai.

Këto masa u morrën për të parandaluar shfaqjen e rrugëve të reja migratore nga Greqia ku janë bllokuar më shumë se 30 000 migrantë për shkak të kuotave të vendosura nga vendet e Ballkanit dhe Austria që lejon të kalojë vetëm një numër i vogël azilkërkuesish në ditë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb