Qeveritë e BE-së përzgjodhën dje kandidaten bullgare, Kristalina Georgieva për të marrë drejtimin e FMN-së, në përfundim të votimit që u mbyll me një rezultat të ngushtë në favor të saj, gjë që nxorri në pah ndasitë në mesin e shteteve anëtare.

Georgieva është tashmë kandidatja e shteteve europiane. Ne të gjithë do të mbështesin kandidaturën e saj’’, pohoi ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, organizator i votimit pasi konstatoi një ditë më parë se asnjë kandidat nuk kishte mbështetjen e nevojshme, një procedurë e pazakontë në BE për të përzgjedhur kandidatin  e preferuar për drejtimin e FMN-së.

Pas një dite të gjatë negociatash që u finalizua me procesin e votimit, konservatorja Georgieva, aktualisht numri dy i Bankës Botërore, u përball në raundin e dytë me kundërshtarine saj, social-demokratin holandez, Jeroen Dijsselbloem, ish-president i Eurogrupit.

Bullgarja, e mbështetur nga Parisi siguroi mbështetjen e 56% të shteteve të përfaqësojnë 57% të popullsisë së BE-së, kundrejt vetëm 44% të shteteve për 43% të popullsisë u fituan nga kundërshtari i saj në garën për të pasur në FMN Christine Lagarde, që do të marrë këtë vjeshtë presidencën e Bankës Qendrore Europiane (BQE).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb