Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
2-3 kofsha pule
1 gotë bullgur
1/2 gotë thjerrëza të kuqe
1 qepë
1 spec të kuq
2 lugë salcë koncentrat
Vaj ulliri
Kripë
Piper të kuq
Përgatitja

Ziejmë kofshat e pulës me ujë bollshëm. Shpëlajmë thjerrëzat e kuqe mirë deri sa uji të dalë i pastër. Në tigan të thellë me vaj ulliri skuqim qepën me specin e kuq. Më pas shtojmë salcën dhe pasi janë skuqur bashkë, hedhim bullgurin me thjerrëzat, si dhe 3 gota lëng mishi. I ziejmë deri sa të përthithin gjithë lëngun dhe në fund shtojmë kofshat e pulës, mishin e të cilave e kemi bërë fije-fije dhe e rregullojmë me kripë dhe piper të kuq. E servirim me majdanoz lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: