Vijon spektakli në ndeshjet çerekfinale të play-off në NBA. Philadelphia udhëheq 3-0 serinë e ndeshjeve ndaj Torontos pas fitores 104-101 arritur në fushën e ekipit kanadez.

Ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku vendimtar për miqtë ishte Joel Embiid me 33 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Harden e Maxey, me nga 19 pikë secili. Philadelphia tashmë është vetëm 1 fitore larg gjysmëfinaleve të play-off.

Barazim 1-1 mes Chicagos e Milwaukee, me Bulls që arritën një fitore të rëndësishme jashtë fushe me shifrat 114-110. DeRozan me 41 pikë ishte lider në fushë për Chicago, ndërsa Vucevic realizoi 24 pikë. Në kahun tjetër, Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 18 rebound për kampionët, por që mbetën për statistikë.

Po në Lindje, Boston Celtics mposhti 114-107 Brooklyn Nets, duke shfrytëzuar në maksimum faktorin fushë. 7 lojtarë të Boston realizuan mbi 10 pikë, me Brown protagonist, autor i 22 pikëve. Kevin Durant realizoi 27 pikë për Nets, por që nuk mjaftuan. Celtics udhëheqin 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Miami – Atlanta, (2-0)

Philadelphia – Toronto, 104-101 (3-0)

Milwaukee – Chicago, 110-114 (1-1)

Boston – Brooklyn, 114-107 (2-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Phoenix – New Orleans, (1-1)

Dallas – Utah Jazz, (1-1)

Golden State – Denver, (2-0)

Memphis – Minnesota, (1-1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb