TIRANË

Deputeti Kujtim Gjuzi, i pranishëm në seancën plenare të kësaj të enjte, ku po diskutohet për miratiim të ligjit edhe në sektorin minerar të vendit, foli edhe për minierën e Bulqizës dhe gjendjen e punëtorëve në këtë zonë.

Gjuzi theksoi se Bulqiza është qyteti i floririt, duke shtuar se shfrytëzohet nga qeveria në pushtet. Po ashtu, Gjuzi vlerësoi se ndryshimet ligjore për sektorin minerar favorizojnë grabitjen e punëtorëve.

“Qytetarët në Bulqizë vuajnë nga qeveria juaj. Bulqiza është qyteti i floririt, i shfrytëzuar nga diktatura dhe nga qeveria juaj. Ndryshimet favorizojnë grabitjen e punëtorëve.

Ka njerëz atje në Bulqizë që vdesin, që punojnë jashtë siguracionit. Ju them bulqizakëve, bojkotoni oligarkët e partisë, që vjedhin e dinë të bëjnë vetëm të zhvasin”, deklaroi Gjuzi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb