Pesë lëkundje sizmike janë shënuar në më pak se 12 orë në Bulqizë. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 16 e 8 minuta pasditen e djeshme. Banorët e Bulqizës janë në ankth pasi epiqendra ishte vetëm pak kilometra larg qytetit në afërsi të Qafës së Buallit.

Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e një dite më parë.

Nga ana tjetër Muliu tha se i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në pallatin e rrezikshëm pasi mund të ndodhë ndonjë tragjedi.

Që prej datës 29 tetor në rrethin e Bulqizës janë shënuar 12 lëkundje sizmike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb