BULQIZE- Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 18:00, në fshatin Çerenec i Epërm të Bulqizës. Kanë qenë familjarët e të moshuarit me inicialet L.M., ata që kanë raportuar ngjarjen në polici. Kjo e fundit fill pas raportimit shkoi në vendngjarje. Burime zyrtare raportuan se i moshuari ishte varur me litar në kasollen e bagëtive, ndërsa trupi ishte parë nga djali i tij.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb