BULQIZË- Banorë të Komunave Gjoricë, Zerqan dhe Fushë-Bulqizë protestuan sot për kamatëvonesat që u janë vendosur në vitin 2011 nga CEZ Shpërndarje.
Me libreza në duar të cilat tregojnë se janë pagues të rregullt të energjisë ata bllokuan njërin krah të rrugës nacionale Bulqizë-Peshkopi.
Banorët kanë bërë ankesë, por asgjë nuk ka ndryshuar, ndërsa i kërkojnë qeverisë të mbajë premtimin e bërë para zgjedhjeve të 2013.
Banorët e këtyre komunave, paralajmërojnë për përshkallëzim të protestave nëse nuk ka zgjidhje. Në mbështetje të tyre ka dalë edhe Deputeti demokrat i qarkut të Dibrës, Bedri Hoxha.
(m.k/BalkanWeb)