BULQIZE– Një minator 47-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një minierë në Bulqizë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se minatori Januz Nela ka rënë në një pus në brendësi të minierës.

Trupi i pajetë i 47-vjeçarit u gjet nga kolegët e tij, të cilët arritën ta nxirrnin nga pusi.

Mësohet se Jonuz Nela ka punuar në minierë për mbi 20 vite në pozicionin e sinjalistit dhe manovruesit, sektori i transportit të brendshëm.

Aktualisht në minierë është ndaluar hyrja e të gjithë personave që nuk janë të autorizuar. Kjo për të lehtësuar punën e ekspertëve për gjetjen e shkaqeve të vdekjes së minatorit Jonuz Nela.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: