Personeli shëndetësor në të gjithë vendin është tashmë më i riskuari për tu infektuar me Covid-19.

Në të gjitha spitalet e vendit, mjekët dhe infermierët po infektohen çdo ditë, duke cunguar shërbimin shëndetësor për qytetarët.

Edhe spitali i Bulqizës siduket nuk i ka shpëtuar koronavirusit. Dyshohet që dy mjekë të jenë të infektuar me Covid-19. Për momentin ata janë të vetëkarantinuar në banesat e tyre, ndërsa presin përgjigjen e analizës. Mjeku Pneumolog pranë këtij spitali, Fatos Hoxha ju bën apel qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, pasi në këtë mënyrë mbrojnë veten dhe stafin shëndetësor.

Pak ditë më parë edhe në spitalin “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit, pati të infektuar nga personeli mjekësor, duke lënë disa reparte pa shërbim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb