BULQIZË-Një grua e re ka rënë sot në greminë, aksidentalisht, duke mbledhur bimë mjekësore. 34-vjeçarja Lavdie Hidri është nxjerrë në gjendje të rëndë nga gremina dhe është dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak.

Shumë banorë në këtë zonë, kryesisht gra, janë punësuar në mbledhjen e bimëve mjekësore dhe nuk është hera e parë që ato pësojnë të tilla aksidente, pasi kalojnë në terrene të vështira.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: