BULQIZË – Tre qytetarë kinezë i kanë shpëtuar sot grabitjes nga tre persona të armatosur dhe me maska në Bulqizë falë karatesë.

Në një rrëfim për “News 24”, njeri prej kinezëve tregoi sesi i ndaluan dhe iu kërkuan paratë dhe celularët.

“Na dolën përpara me maska dhe automatikë dhe njërit prej shokëve tanë i vunë automatikun nën mjekër e na kërkuan celularët, lekët dhe ushqimet që ishin në qeska të blera. Ne folëm me njeri – tjetrin në gjuhën tonë, – tha ai, – dhe vendosëm t’i kundërshtonim.”

Kinezë, duke qënë se e njihnin mirë karatenë, u mbrojtën duke i zënë grabitësit në befasi dhe arritën t’ua rrëmbenin edhe armët nga duart. Menjëherë pas kësaj ata njoftuan policinë, që i arrestoi grabitësit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: