Policia e Bulqizës ka ndaluar sot një 53-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Gazetari Enver Doçi raporton detaje për “BalkanWeb” në lidhje me ngjarjen. Sipas tij vajza rrinte tek gjyshi në fshatin Gjoricë, ndërsa 53-vjeçari, banor i zonës, të cilit prej disa muajsh i kishte vdekur bashkëshorja, ishte i dehur ditën kur ka tentuar të përdhunojë të miturën.

Burri e ka ndjekur rrugës kur shkonte te shtëpia e gjyshit dhe ka nisur ta ngacmojë seksualisht. Fatmirësisht nje fadromist dhe një banor i zonës, që ishin duke shtruar rrugën e kanë parë 53-vjeçarin dhe e kanë rrahur duke shpëtuar vajzën.

NJOFTIMI I POLICISE
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Ngacmim seksual”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb