Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulqizë, ku një fëmijë ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rrëshqitur në akull. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme.

Mësohet se fëmija me inicialet F.B., nga Fushë-Bulqiza, ka qenë duke luajtur kur ka rrëshqitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: