Dekani i Universitetit Luarasi, Petrit Bara, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tregoi se ditët e fundit në këtë universitet, ka pasur një numër të shtuar aplikimesh dhe regjistrimesh. Ai thotë se ndër arsyet se përse studentët zgjedhin “Luarasin” është fakti se vetë institucioni, ende pa filluar studimi, lidhin kontrata pune me një sërë institucionesh të tjerë.

Ai iu referua këtu Fakultetit të Mjekësisë, ku tha se universiteti “Luarasi” ka lidhur kontrata pune dhe me QSUT. Gjithashtu, Bara theksoi se aplikimet do të vijojnë të jenë të hapura deri në fund të muajit tetor, në mënyrë që edhe ndonjë që ka mbetur pa u regjistruar, të ketë mundësi për ta bërë atë.

Po ashtu, nënvizoi faktin se pritet rikthimi në auditore dhe stafi pedagogjik ka marrë të gjitha masat për të zhvilluar mësimin nën kushtet e diktuara nga pandemia e COVID-19.

Petrit Bara: Kemi arritur rreth numrit 100 të regjistruar dhe po vijojnë aplikimet. Kemi dhe një etapë tjetër në fund të tetorit. Këta që kanë ardhur sot formojnë tre grupe të mëdha studentësh për farmaci, infermieri dhe stomatologji.

Pse ju përzgjedhin juve?

Petrit Bara: E para është strategjia e qeverisë dhe e pandemisë, sepse u paraqitën nevoja për punonjës shëndetësie shumë e madhe. Parametrat dhe kriteret i kemi sqaruar dhe në medie e andaj studentët na kërkojnë kaq shumë. Ne kemi dorëzuar dhe kontratat pune pas studimeve në shumë spitale dhe institucione. Ne i kemi bërë kontrata gati pa nisur ende puna, këtu mund të përmend edhe QSUT. Gjatë procesit mësimor do të përmirësojmë gjuhën angleze dhe gjermane. Studentët tanë do i fusim në kurse angleze, në mënyrë që ata të certifikuar dhe mbaruar punën e anglishtes. Studentët tanë nga Luarasi, kush është në master të integruar. Kjo është atraktivitet i madh dhe bota kërkon që t’i marrë të përgatitur.

Ju keni marrëveshje me QSUT si për praktika dhe punësimin?

Petrit Bara:
Stafi ynë pedagogjik përbëhet nga pedagogët dhe mjekët e QSUT. Ne do të përgatisim atë cilësi që të jenë të gatshëm për QSUT.

Masterat do të jenë pasi të kenë përfunduar vitet e shkollës?

Petrit Bara: Infermieria është 3+2 te infermieria ne kemi programuar një master 1 vjeçar dhe pasi të përfundosh këtë, të trajtohesh për fizioterapi 1 vit. Do të jetë i mirëorientuar që në nisje dhe i gatshëm për punësim.

Jemi më 30 shtator, në 11 tetor fillon shkolla, këto ditë vijojnë për regjistrimet?

Petrit Bara: Po. Deri në fund të tetorit do të ketë ende pranime. Këtu kanë shansin e fundit për t’u regjistruar në fakultete. Kemi marrë masat dhe për rikthimin e studenteve. Ne jemi përgatitur për rikthim në auditor. Auditoret tona janë të mëdha, studentët do të jenë të pranishëm me maska. Nuk e kemi problem vaksinimin. Kush nuk është vaksinuar do të krijojmë kushtet për t’i vaksinuar.

Stafi pedagogjik?

Petrit Bara: Pothuajse të gjithë janë vaksinuar dhe nuk kemi probleme. Mendoj që Universiteti Luarasi do të ketë histori suksesi me hapjen e degëve të mjekësisë dhe do të ketë një zhvillim më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb