Ish deputeti i PD-së, Aldo Bumçi tha në protestën e opozitës se kryeministri Rama duhet të japë sa më parë dorëheqjen, në të kundërt do të përballet me zemërimin e qytetarëve.

Sipas tij, shqiptarët sot janë bërë si sirianët që duhet të largohen nga vendi, teksa shtoi se kreu i qeverisë në këto vite arriti derisa në “vrasjen” e opozitës.

“Çfarë ka ndodhur në Shqipëri që të largohemi si sirianët? Ka qeverisur Edi Rama. Ky vend ka nevojë për shpresë dhe sot secili prej jush që ka dalë në këtë shesh është shpresë për dhjetëra të tjerë. Shpresa fillon sot falë jush. Ju jeni shpresa e Shqipërisë. Çfarë kemi parë këto 10 vite? Edi Rama arriti deri aty sa të zbatonte projektin më të zi, të vriste opozitën. Edi Rama largohu, ke 1001 arsye për të dhënë dorëheqjen. Përndryshe do të përballesh me të vetmen alternativë që na lë për të të larguar. Vetëm një përgjigje kanë vendet e qytetëruara, zemërimi nuk do të gjejë qetësi”, tha Bumçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: