U luajtën ditën e sotme, ndeshjet e javës së 20-të në Bundesligën gjermane, ku rezultatet surprizë nuk munguan. Bajerni i Mynihut u mund me përmbysje në transfertë, përballë Bajer Leverkusenit, me shifrat 3-1. Leon Gorecka zhbllokoi për bavarezët në minutën e 41-të, por në të dytën, Bejli, Voland dhe Alario përmbysën gjithçka për vendasit, duke e lënë Bajernin pa pikë nga kjo ndeshje.

Ndërkohë, këtë humbje të Bajernit, nuk e shfrytëzoi në maksimumin Borusia e Dortmundit. Po në transfertë, verdhezinjtë morën vetëm një barazim 1-1 ndaj Aintraht Frankfurtit. Golit të Rojs në minutën e 22-të, iu përgjigj Joviç në minutën e 36-të. Pas kësaj jave, Dortmundi shkon në 49 pikë, plot 7 më shumë se Bajerni i vendit të dytë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb