Bayern nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Leipzig, në takimin e vlefshëm për Bundesligën. Kampionët e Gjermanisë pësuan 2 gola brenda 30 minutash, duke komplikuar në maksimum misionin përmbysje. Openda dhe Lubeka “tundën rrjetën” për vendasit, duke dërguar në festë tifozërinë që kishte zgjedhur të shikonte takimin nga Red Bull Arena (Leipzig).

Për të shmangur humbjen te bavarezët menduan Kane dhe Sane në pjesën e dytë. Bayern mban pozitën e 3-të, sakaq Leipzig është i pesti. Në takimet e tjera të luajtura në elitën gjermane, spikat triumfi 0-3 i Bayer Leverkusen ndaj Mainz, Wolfsburg kaloi 2-0 Frankfurtin.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb