Sulmuesi senegalez i Bayern Munchen, Sadio Manè, ka folur me superlativa për Bundesligën, duke e vlerësuar me nivele pak a shumë të njëta me ligat e tjera kryesore evropiane, përfshirë Premier League ku është aktivizuar për shumë vite.

“Gjermania dhe Bundesliga shpesh janë nënvlerësuar. Kur luaja në Angli, e ndiqja këtë kampionat, ndaj nuk mbeta i befasuar kur erdha të luaj këtu. Opinioni që kisha për këtë kampionat u konfirmua”, – u shpreh fillimisht Manè.

Më tej, sulmuesi 30-vjeçar tha: “Jam i bindur se do të shohim të tjerë yje të Premier League që do të vijnë të luajnë këtu në Bundesligë. Kampionati është shumë i ekuilibruar, mjafton të shohësh betejën e fortë për kreun. Gjithashtu, atmosfera në stadiume është e jashtëzakonshme. Ndaj, është e vështirë t’i thuash JO këtij kampionati” – shtoi senegalezi.

Manè rrëfeu edhe një prapaskenë me Cristiano Ronaldon. “U takova me Ronaldon në Majorka para se të niste sezoni, kur transferimi im ishte mbyllur. Më përgëzoi dhe më tha se do të luash në një klub të madh. Ky është një hap i madh për ty me tha”- përfundoi Mane, i cili kërkon të tjerë trofe me Bayern.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb