Mbeten për t’u përcaktuar vetëm afatet kohore, por një gjë është e sigurt: kampionatet do të mbyllen, ashtu si Kupat e Europës sipas vendimit të UEFA-s. Në pritje për të parë dritë në fund të tunelit, pas alarmit të Coronavirus, Ligat e vendeve të ndryshme të Europës po bëjnë plane për rikthimin në fushë. Mes kampionateve më të rëndësishëm, Bundesliga pritet të “thyejë akullin”, duke rinisur kampionatin që në muajin maj.

Bayern Munich 1
Bayern Munich 1

Ky është objektivi, por gjithçka do të vendoset javët e ardhshme, duke parë edhe situatën me Covid-19 në Gjermani. Ndërkohë, skuadrat janë kthyer në stërvitje, megjithëse duke respektuar protokollet e sigurisë. Me kalendarin dhe ecurinë e shifrave mbi përhapjen e Coronavirus në dorë qëndrojnë edhe në Premier League. Edhe futbolli anglez përgatitet për kthimin në fushë në mënyrë që të mbyllë kampionatin për të pasur kohë më pas për merkaton dhe sezonin e ardhshëm.

Premier League Logo 1280x720
Premier League Logo 1280×720

Për momentin, qershori është projektimi më optimist për drejtuesit e Ligës Angleze, që planifikojnë një tur force me një kalendar të ngjeshur, ndeshje pa tifozë, por të gjitha të transmetuara pa pagesë në televizion. Me situatën që duket se po përmirësohet në vend edhe në Itali shohin me optimizëm të ardhmen e shpejtë. Nëse fundi majit duket i vështirë si objektiv, java e parë e qershorit mund të kthejë në fushën e lojës Serie A.

1174310285 Jpg 0
1174310285 Jpg 0

Një konfirmim për këtë vjen edhe nga klubet, ku Inter vetëm një ditë më parë urdhëroi të gjithë lojtarët e huaj që janë pranë familjeve të tyre të kthehen në Milano brenda kësaj jave. Nuk ka end parashikime të përafërta sa I përket La Liga në Spanjë dhe Ligue 1 në Francë. Gjithsesi edhe këto kampionate, edhe pse mund të rinisin më vonë do të mbyllin sezonin edhe si një mundësi për të lehtësuar krizën financiare që ka shoqëruar pezullimin e futbollit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb