Bundesliga është gati të rihapë stadiumet për tifozët duke nisur nga ndeshja e parë e sezonit të ri Bayern Munich-Schalke, që do të luhet të premten në mbrëmje. Sipas “Kicker”, qeveria gjermane ka hartuar një rregullore të njëjtë që do të rikthejë publikun në stadiume në vetëm 20% të kapacitetit të secilit impiant. Po ashtu, duke qëndruar në atë që raporton prestigjozja gjermane, kjo do të vlejë si një periudhë prove vetëm për gjashtë javët e para.

Fans Von Hansa Rostock
Fans Von Hansa Rostock

Më pas, situata do të rivlerësohet në fund të tetorit. Gjatë kësaj periudhe do të vlerësohet nëse do të ketë ose jo ndikim në përhapjen e infeksionit të Covid-19. Disa Lande kishin lejuar tifozët në stadium në mënyrë të pavarur për ndeshjet e Kupës. Pamjet e 7500 tifozëve pa asnjë masë mbrojtëse në sfidën mes Hansa Rostock dhe Shtutgart bënë xhiron e botës. Por duke nisur nga e premtja numri i të pranishëmve do të jetë vetëm sa 1/5 e kapaciteteve të stadiumeve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: