Bundesliga ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve këtë pasdite, sfida të vlefshme për javën e 20-të, javë e cila nisi dje në mbrëmje me barazimin mes Hertës së Berlinit dhe Shalke 04.

Sot Bajerni i Mynihut ka arritur një fitore 3-1 në Mainc, duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve dhe duke marrë kreun e renditjes në pritje të rezultatit të sfidës Lajpcig-Gladbah, për të parë në do të vijojë të udhëheqë i vetëm pas kësaj jave.

Kampionët kanë “çmontuar” rivalin që në pjesën e parë me golat e Levandovskit, Mylerit dhe Tiagos, ndërsa në fund të 45 minutëshit ka shënur golin e nderit për Maincin Xhuste.

Por kryefjala në Bundesligë vijon të mbetet Erling Haland. 19-vjeçari norvegjez ka shënuar nëj tjetër dygolësh për Borusian e Dortmundit në fitoren 5-0 që kjo e fundit arriti në shtëpi kundër Union Berlinit. Haland vijon me numra të jashtëzakonshëm, teksa në tre ndeshje ka shënuar në total 7 gola. Me këtë fitore Borusia ngjitet e treta me 39 pikë.

Veder Bremeni i Miliot Rashicës vijon periudhën negative, teksa është mposhtur 2-1 nga Augsburgu dhe rrëshket në vendin e tretë nga fundi. Barazim 1-1 mes Fortuna Dyseldorfit dhe Ajtrahtit të Frankfurtit, ndërsa Hofenhemi ka mposhtur 2-1 Bajer Leverkusenin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb