Bundesliga ka nisur dhe të gjithë adhuruesit e futbollit kanë mundësinë të shohin në aksion një nga 5 top-kampionatet në kontinent, por që ndryshe nga zakonisht, po luhet nën masa të rrepta higjieno-sanitare dhe pa tifozë.

Dhe natyrisht që mungesa e tifozëve e bën klimën në stadium jo të zakontë, ndaj Borusia Mënshenglabah ka vendosur që t’i zëvendësojë stolat bosh me fotot e tifozëve të saj të stampuar në kartonë.

Mijëra figura të tilla me ngjyrat verdhezi janë pozicionuar në tribunat e “Borussia Park”, për takimin që po luhet në këto çaste kundër Ajntrahtit të Frankfurtit, ndërsa shumë klube të tjera në botë, si Sandërlendi në Angli apo Korinthiasi në Brazil, duket se kanë ndërmend të ndjekin shembullin e gjermanëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb