Pa tifozë, me masa dhe veprime të papara, me gola, por pa takime dhe përqafime. Ky pritet të jetë futbolli në kohë pandemie që pas pritjes së gjatë është kthyer në fushën e lojës. Bundesliga hapi dyert e stadiumeve pas 64 ditësh pezullim të detyruar nga Covid-19, duke shërbyer si një test dhe shpresë për kampionatet e tjera europiane që kërkojnë të nisin aty ku u ndalën në fillim të marsit.

134032933 8f337972 30e5 47a9 8ff2 7ba3329d53d5
134032933 8f337972 30e5 47a9 8ff2 7ba3329d53d5

Kampionati gjermani mbylli sfidat e para të javës së 26-të, të cilat u zhvilluan me tribuna të boshatisura dhe nën një protokoll të rreptë sanitar dhe shëndetësor. Me sytë dhe prozhektuar drejtuar nga Bundesliga, derbi mes Borussia Dortmund dhe Schalke dhuroi poker golash në fitoren e pastër 4-0 të vendasve. Goli i parë që pas ndërprerjes së kampionatit u realizua pikërisht në këtë sfidë dhe mban firmën e Haaland. Borusia dyfishoi shifrat në limitet e pjesës së parë, ndërsa me rikthimin në fushë pas pushimit vulosi fitoren e madhe në derbi me rrjetat e Hazard dhe Guerrero.

152039046 3b5100e2 F5d3 4efc 8e94 C8d88b27200d
152039046 3b5100e2 F5d3 4efc 8e94 C8d88b27200d

Në ndeshjet e tjera, Wolfsburg mundi në transfertë 2-1 Augsburgun, Hertha Berlin kaloi 0-3 Hofenheim, Leipzig barazoi 1-1 me Freiburg, ndërsa pa gola u mbyll takimi Dusseldorf-Paderborn. Bundesliga ka edhe dy ndeshje në program të dielën, kur zbresin në fushë edhe kryesuesit e Bayern Munich.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb