Dyshimet e ditëve të fundit duket se janë sfumuar dhe Bundesliga gjermane pritet të jetë e para që do të kthehet në fushë për rinisjen e kampionatit mes Ligave të tjera të mëdha europiane. Federata në vend dhe klubet kanë tashmë një datë, që gjithsesi pret aprovimin e autoriteteve sanitare dhe qeverisë. Përtej kësaj, të gjithë aktorët e futbollit në Gjermani janë të sigurt se data 9 maj do të shënojë edhe kthimin e ndeshjeve për të mbyllur sezonin. Sigurisht, sfidat do të luhen pa tifozë dhe në masa të rrepta sigurie sipas një protokolli të mirë përcaktuar.

90a4602faf936aac5fe1d28e7f3620cffb03a8b5
90a4602faf936aac5fe1d28e7f3620cffb03a8b5

Ashtu siç pritej, Bundesliga mund të shërbejë edhe si një model për kampionatet e tjerë të rëndësishëm të Europës, që gjithashtu kërkojnë të rinisin ndeshjet në mënyrë që të përfundojnë sezonet sipas udhëzimit të UEFA-s. Por, afatet kohore do të jenë më të gjata për Ligat e tjera. Ndryshe nga skuadrat gjermane, që prej javësh kanë nisur stërvitjen, në Itali, Angli, Spanjë apo Francë sa për të përmendur kampionatet e tjerë të mëdhenj të futbollit europian, ende nuk ka një datë të saktë se kur ekipet mund të kthehen të paktën për t’u përgatitur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb