GJERMANI – Një episod i çuditshëm vjen nga kampionati gjerman i futbollit,e cila të kujton Dani Alves, kur i hedhin banane në fushë.
Protagonisti është Hakan Calhanoglu, lojtar i Leverkusen, i cili u bë viktimë në fushën e lojës.
Atij gjatë ndeshjes kundër Schalke 04 i janë hedhur disa sende në fushë, ndër të cilat dhe disa copa bukë.
Numri 10 i Leverkusen e mori bukën në dorë, e puthi dhe e vendosi në ballë në shenjë respekti për ushqimin tonë të bekuar.
Një gjest ky mjaft fisnik dhe një shembull për t’u ndjekur, në shenjë respekti, i cili lidhet me fenë myslimane të lojtarit turk, Hakan Calhanoglu.(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb