Bundesliga ishte e para që ristartoi sezonin post Covid-19, ishte e para gjithashtu që mbylli edicionin e rregullt duke përcaktuar verdiktet në fushë, me Bayern Munich që u shpall kampion për herë të tetë radhazi. “Bundesliga.de”, faqja zyrtare e elitës së futbollit gjerman, ka shpallur edhe formacionin më të mirë të vitit, ku sigurisht siç pritej, dominojnë futbollistët e Bayern Munich.

Formacioni Me I Mire
Formacioni Me I Mire

I transferuar gjatë merkatos së janarit, mungesa më e madhe në dukje është ajo e Erlind Haaland, sulmuesit të B.Dortmund por për biondin nuk ka vend në skemën 3-4-3 pasi faza sulmuese përbëhet nga Robert Lewandowski, golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 34 gola sezonal. Për krahë Levës është Timo Werner, ish sulmuesi i Lapzig, i cili do të vijoj karrierën e tij me Chelsea, Werner e mbylli sezonin e tij të fundit në Bundesligë me 28 gola. Plotëson tredhëmbëshin, Thomas Muller, 8 gola sezonal por sulmuesi gjerman ka dhuruar më shumë asiste se të gjithë, plotë 21 të tillë. Në mesin e fushës, Sancho, Gnabri, Sabicer dhe Kostiç morën shumicën e votave. Mbrojtja me tre formohet nga Gunter, Kimmich dhe Hakimi. Në portë, më i miri i këtij sezoni është përzgjedhur Sommer i B.Monchengladbach.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb