Sipas të përditshmes gjermane Kicker.de: Henrikh Mkhitaryan është zgjedhur lojtari më i mirë i Bundesliga-s për sezonin 2015/2016. Mesfushori armen është votuar nga 235 lojtarë të kampionatit gjerman duke marrë në këtë mënyrë 31,1% të votave.

Jo më kot Mkhitaryan është një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e transferimeve. Juventus dhe Arsenal janë prej kohësh në ndjekje të armenit por Dortmund po bën gjithçka për ta mbajtur në skuadër. “Kanarinat” janë të gatshëm ti ofrojnë një kontratë të re, kontratë e cila skadon në qershor 2017, jo vetëm kaq por në kontratën e re parashikohet një rritje e ndjeshme e pagës deri në 5 milionë neto në sezon.

Në vitin ku Bayern Munchen fitoi gjithçka, Dortmund merr një tjetër çmim individual, Julian Weigl është shpallur lojtari i ri më i mirë.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb