Në 17 javë, Juve kishte pësuar vetëm 7 gola, por vetëm në 3 javët e fundit ka pësuar plot 10 gola, ky është detaji më i qartë që tregon situatën që po kalon “Zonja e Vjetër”. Nga pika e fortë e Allegrit, mbrojtja po kthehen në makth për trajnerin, ekipi i tij tani pëson gola me lehtësi.

Me klasifikimin në dorë, Juve e sheh veten 11 pikë larg vijës së kuqe, rënies nga kategoria, ndërsa ndodhen 15 pikë larg zonës Champions, me pak fjalë, Juve fillimisht duhet të mendojë për mbijetesën e më pas për Evropën.

Sigurisht që Allegri nuk ka një ekip për mbijetesë, por lojtarët duhet të pranojnë këtë realitet të ri: “Nuk është e lehtë të luash në këto kushte”, u shpreh Di Maria, kjo është e vërtetë. Disfata përballë Monza-s brenda në “Stadium” është e vështirë për tu pranuar, por Allegri duhet të gjejë zgjidhje të shpejtë, të rikthej ekipin e tij në shina. Lajmi i mirë është rikthimi i Vlahovic, ndërsa në stol ishte dhe Pogba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb