Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg hithra, 4-5 qepë të njoma, 3-4 lgj oriz, 1 tufë nenexhik, 4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, Lëng mishi ose ujë.

Përgatitja

Kaurdisim qepët e njoma dhe sapo qepët të ulin vëllimin shtojmë hithrat dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të ulet vëllimi i hithrave (hithrat tek qepët i shtojmë pak nga pak jo të gjitha përnjëherë). Më pas shtojmë nenexhikun, orizin dhe lëngun e mishit dhe e lemë gatimin të marrë valë në temperaturë mesatare.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb