Nga: ZONJA KATERINA

1 kg qepë të njoma, 3-4 lgj oriz, 1 qepë të thatë, ½ gotë verë të bardhë, 4 lgj vaj ulliri, 1 gotë lëng mishi, Kripë, piper, Majdanoz, koper

Kaurdisim qepën e thatë me 1-2 lugë vaj ulliri. Sapo qepa të zbutet mirë shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për 4-5 minuta. Më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë qepët e njoma të grira imët. Shtojmë 2 lugë të tjera vaj ulliri dhe i lemë qepët e njoma derisa të ulin vëllimin. Më pas shtojmë majdanozin dhe koperën dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Shtojmë në fund dhe 1 gotë lëng mishi dhe e lemë buraninë të ziejë.

(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: