*VIDEO/Ja si u arrestua pak muaj me pare Fatos Hasa

Një bandë shqiptarësh që trafikonin kokainë në Uellsin jugor janë shpallur fajtorë nga gjykata britanike duke i dënuar me burg.

Një shqiptar pronar i një lokali të njohur nate në Kardif sëbashku me 4 anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në shitjen e kokainës, me vlerë 1 milion stërlina janë gjetur fajtor nga gjykata “Newport Crown Court” në Uells.

Sipas portalit BBC në krye të këtij grupi kriminal ishte Fatos Hasa, pronar i lokalit “Lab 22”, të cilit iu kapën 3 kg kokainë dhe 7 kg Kanabis.

Rreth 50 oficerë policie morën pjesë në operacionin e koduar “Operation Bounty” në Mars dhe Prill 2015 për arrestimin e këtij grupi kriminal. Hetimet për kapjen e bandës zgjatën plot 7 muaj.

Fatos Hasës 32 vjeç iu sekuestruan në llogarinë bankare 147,000 stërlina.

Gjatë procesit gjyqësor ai pranoi akuzat për konspiracion në mbajtjen dhe shitjen e lëndeve narkotike dhe u dënua me 8 vite burg.

Anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal do të merrnin këto dënime:
Lorenc Hasa 29 vjec 5 vjet e 6 muaj burg;
Naldi Metaj 23 vjec, 5 vjet e 6 muaj burg;
Dardan Merdhoqi 24 vjec, 6 vjet e 6 muaj burg;
Sharif Omar 34 vjec, 3 vjet e 3 muaj burg muaj burg;

Ja si u arrestua pak muaj me pare Fatos Hasa

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb