Realiteti dhe spektakli duket se nuk janë të ndara për shqiptarët dhe shkojnë nga shkojnë mesazhet sillen mes dy botëve.

Një parullë e vendosur në ballë të protestuesve tërhoqi dje vëmendjen në protestën e opozitës, që duhet thënë ishte një gjetje.

Bëhet fjalë për “Burg Brother Vip”, një parullë dhe moto e protestuesve për të kërkuar daljen para drejtësisë të kryeministrit Edi Rama sipas akuzave të opozitës, duke kujtuar dhe arrestimet në kampin e socialistëve.

Burg Brother
Burg Brother

Por në mbrëmje parulla u kthye në realitet brenda një spektakli që ka tërhequr miliona njerëz. Në prime-n e së shtunës ka pasur penalizime në Big Brother VIP Albania.

Më saktësisht, banorët: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Maestro Armaldo Kllogjri dhe Kristi Dragot, janë dënuar për shkak se gjatë javës kanë diskutuar për nominimet.

Duke qenë se me këtë që kanë bërë kanë thyer një prej rregullave absolut të BBVA, katërshja janë dënuar nga vëllai i madh.

Atyre u është dhënë lajmi se do të futen në “Burg Brother VIP”, një hapësirë e izoluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ata do të qëndrojnë aty për 48 orë, ndërsa janë paralajmëruar masa më të mëdha ndëshkuese nëse do t’i thyejnë përsëri rregullat.

Kjo ka ngacmuar shumë imagjinatën e shikuesve të programit, duke marrë parasysh faktin se brenda katër banorëve të dënuar ka mjaft “armiqësi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb