TIRANE

Denisa Daka, avokate penaliste e ftuar në studion emisionit “Dritare me Rudinën”, në News 24 ka komentuar ndryshimet  në Kodin Penal  të bëra publike së fundmi nga vetë kryeministri Edi Rama. Sipas avokates Daka, vendosja pas hekurave e abuzuesve të ushqimeve deri në 15 vite burg nuk është zgjidhje, ndërsa shtoi se drafti ka disa probleme që duhen zgjidhur.

“Falenderoj mediat për rastet sporadike që prekin fëmijët tanë. Janë të vonuara ndryshimet në Kodin Penal, nga gjobë parashikohet në burg. Drafti ka probleme që duhen zgjidhur, ndërsa burgun nuk e mendoj si zgjidhje. Duhet informimi të jetë në mënyrë përmamente te agronomi.”- u shpreh ajo.

Shpëtim Nazarko Unë kam pasur rastin ta shoh prodhimin e zotit Luan si farmaci. Problemi duhet parë nga lart. Fshatari jonë  ka të gjitha instrumentat, vetë e mbjell, vetë e korr, vetë e shit. Vjen në qytet me 10 kg domate dhe kthehet me 8 kg domate, ato kalben dhe detyrohet t’i hedhë hormone. Nuk është kjo situata, situata nuk zgjidhet as me burg, as me asgjë zgjidhet me filozofi. Është problem shumë i thelluar. I them shqiptarëve që ato të huajat janë 100 herë më të këqija. Në shumicën e rasteve ka të bëjë me llogjikë fillestare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb