Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur në News24 për masën me burg ndaj klientes së tij duke zbardhur detaje mbi ngjarjen dhe dëshmitë e deritanishme.

Ai e ka quajtur masën e dhënë si të pambështetur në prova dhe mbrojti klienten duke thënë se Klosi telefonoi policinë për të shtuar deklaratën e saj, por i thanë se ka kohë.

Muho: Nuk jemi dakord me masën pasi është e pambështetur në prova. Kjo ngjarje ka filluar mbi bazën e denoncimit që Klosi ka bërë në 15 dhjetor. Policia ka filluar hetimet. Në datë 6 janar janë arrestuar Rozeta Dobi dhe djali i saj. Organet e policisë kanë zbuluar se në shtëpinë e saj fshiheshin shuma të tjera parash. Ne jemi të çuditur se më datë 3 shkurt ka thënë se paratë janë siguruar në bashkëpunim me Alda Klosit për t’i mbajtur. Kjo deklaratë është e pavërtetë. Ajo ka folur për një marrëveshje që është e pavërtetë.

Lala: Janë disa momente kryesore ku Prokuroria bazohet për masën me arrest me burg. Kjo është një ndër rastet e rralla. Ka pasur një denoncim për vjedhje, më 15 dhjetor. Fillimisht Klosi deklaroi se ishin vjedhur vetëm disa bizhuteri dhe jo për paratë. Ky ishte deklarimi i parë i saj. Pesë ditë më pas largohet për në SHBA ku qëndroi për disa ditë. Pas kthimit u thirr nga Prokuroria. Në fillim Klosi nuk ka pasur dyshime se kush mund të kenë qenë. Më pas tha se ishin vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë. Për thuajse 3 javë, Klosi nuk shkoi në polici dhe të fliste për vjedhjen. Pse nuk e denoncoi?

Muho: Shtëpia e saj u shndërrua në një vendngjarje. Ndaj nuk mundte shkonte të kontrollonte në shtëpinë e saj se çfarë është vjedhur dhe jo. Ajo ka parë sirtarët e hapur dhe ka menduar se janë vjedhur bizhuteri. U kthye në shtëpi dhe ka komunikuar më vëllanë. Nga momenti që paratë janë marrë, 1 nëntor, i janë dhënë nuses së xhaxhit për shpenzimet që do bëjë në spital në SHBA. Ishin para të një personi që janë marrë borxh për kurimin e xhaxhait.

Kur u kthye në shtëpi foli me vëllanë nëse e kishte marrë ai kasafortën. Ndaj më vonë mori në telefon policinë për të shtuar deklaratën dhe ata i thanë se ka kohë për ta bërë.

Lala: Ka diçka të fshehur. Pse nuk shkoi Klosi ditët në vijim, por shkoi pas arrestimit të Dobit.

Muho: Sepse shkoi në SHBA.

Lala: Deklaratat janë kontradiktore. Më 6 janar, Klosi ka deklaruar se paratë ishin të xhaxhit, 120 mijë euro, ndërsa 30 një dollarë ishin për mobilimin e shtëpisë. A ka ndonjë kontratë të huas?

Muho: I është bërë vetëm një pyetje më 7 janar, a e keni bërë inventarin çfarë ju mungon dhe ajo ka dhënë një përgjigje, kaq.

Ndryshimi i deklarimeve mund të konstatohet në momentin që kemi të njëjtën pyetje. Kjo nuk është pyetur për këtë. Nuk është marrë deklarim se cili është burimi i këtyre parave.

Ju po i atribuoni që është pronare e të gjithë shumës së parave që janë gjetur në shtëpinë e Alda Klosit mbi bazën e një deklarimi të dhënë më 3 shkurt. Nëse do ishte deklarim i vërtetë duhet të ishte bërë pyetja që duhej që në fillim.

Nëse kanë bashkëpunuar, pse Rozeta Dobi i ka nxjerrë paratë nga kasaforta kur i ka marrë dhe e ka hedhur kasafortën në plehra?

Në qoftë se midis Aldës dhe Rozetës kishte një bashkëpunim, pse në shtëpinë e pastrueses u gjendën dhe sende të tjera të personave të tjerë, te të cilët kishte punuar?

Në qoftë se nesër ajo dëshmitare i ndryshon shpjegimet që ka dhënë sepse do shohë që nuk do përfitojë ato që ka pretenduar, apo që djali i saj nuk mund t’i shpëtosh dot përgjegjësisë dhe i thotë prokurorit unë të gënjeva, atëherë çfarë do i themi Alda Klosit, na fal?!

I ka deklaruar të mënyrë të hollësishme gjithçka që ajo posedon në ILDKPI. Nuk ka pasur asgjë të kundërligjshme.

Si do të vijoni mbrojtjen?

Do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit. Kemi shprehur gatishmërinë që nëse prokuroria do të pyesë Alda Klosin, të jetë në dispozicion. Ajo është në regjim spitalor dhe po mjekohet e kurohet nga ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb