KOLUMBI

Një pedofil nga Kolumbia keqtrajtoi qindra fëmijë dhe pamjet abuzuese i shiti në internet. Por veprimtaria e tij kriminale tashmë ka marrë fund, pasi gjykata e shpalli fajtor duke e dënuar me burgim të përjetshëm.

Juan Carlos Sanchez Latorre  apo i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Big Bad Wolf’ përdorte internetin për të ndarë imazhe dhe video të abuzimeve.

Sipas “Daily Mail”, 37-vjeçari ishte në arrati për pesë vite teksa u arrestua  një vit më parë  në Venezuelë me një kartë identiteti të rreme.

Pas arrestimit, ai u ekstradua menjëherë në Kolumbi dhe u dënua me burgim të përjetshëm për abuzimin seksual të 276 djemve dhe vajzave, të gjithë poshtë moshës 14 vjeç.

‘Periudha e abuzimit u zhvillua gjatë 12 muajve midis 2007 dhe 2008”,  pohuan prokurorët kolumbianë, të cilët hetuan rastet abuzive të 37-vjeçarit.

Mes tjerash prokurorët theksuan se pedofili kolumbian para se të abuzonte më  fëmijët, fillimisht i takonte në qendra tregtare dhe iu ofronte ëmbëlsira e më pas aktet e turpshme i kryente në shtëpinë e tij.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: