Drejtoria e Burgjeve i është përgjigjur sot kërkesës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, lidhur me situatën në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis.” Thuhet në deklaratën e drejtorisë së burgjeve drejtuar kreut të shtetit.

“Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre.” Citohet më tej në deklaratë.

Deklarata e Plotë:

Duke marrë shkas nga kërkesa për informacion që Presidenti i Republikës i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, disa portale kanë spekuluar duke publikuar lajme të rreme të natyrës destabilizuese.

Në këto kushte e çmojmë të nevojshme të përgënjeshtrojmë këto lajme dhe të informojmë publikun se asgjë nga sa është publikuar në këto portale në lidhje me situatën në burgje nuk është e vërtetë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis.

Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre.

Ftojme mediat në informacionet që bëjnë publike, ti referohen komunikimit me institucionet përgjegjëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb