David De Gea qëndron tek Man.United, Keylor Navas vijon të jetë portier i Real Madrid. Dështon në këtë mënyrë një nga transferimet më të përfolura të kësaj merkatoje vere. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, dokumentet për trasferimin e tij tek Real Madrid janë depozituar 28 minuta me vonesë, pasi ishte mbyllur afati i transferimeve.

Sot në orën 13.00 ishte programuar prezantimi i portierit spanjoll në Bernabeu, por diçka shkoj keq. Në orët e fundit të merkatos, United ishte i angazhuar për transferimin e Martial nga Monako, për këtë arsye dokumentet e De Geas u lanë për më vonë. Problemi ishte në për përllogaritjen e kohës. Në Premier League transferimet mbyllen sot në orën 18.00, ndërsa ai spanjoll mbrëmë pas mesnate.

Gjithçka ishte gati, madje ishin përcaktuar edhe shifrat e transferimit. De Gea do kalonte tek Real Madrid për 30 mln euro ndërsa Navas tek United për 15 mln euro. Depozitimi i dokumenteve 28 minuta me vonë bëri që ky shkëmbim “dorezash” të dështonte në mënyre të çuditshme. Kaq ka mjaftuar në Spanjë të gjithë të akuzojnë presidentin e Real Madrid, Florentino Perez.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb