Runi Firaku, Drillon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj janë 4 shtetasit shqiptarë të cilët u arrestuan në një plantacion kanabisi në një pronë trekatëshe kanabisi të ngritur në një pallat të braktisur në Strood të Kentit në Britani, në gusht të këtij viti.

Policia gjeti drogën e klasit B që rritej në disa dhoma të pronës trekatëshe, me burrat që vepronin si “kopshtarë” për 347 bimët, ndërsa gjykatës iu tha se vlera e mundshme mund të arrinte nga 166,000 deri në 260,000 £.

Firaku, 43 vjeç, kishte qenë në banesë vetëm për katër deri në pesë ditë, pasi kishte mbërritur legalisht në Mbretërinë e Bashkuar më 5 gusht.

Sakaq, prokurori Timothy Devlin tha në seancën e dëgjimit se “kur u pyet nga policia nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre barnave, ai tha se ishte  vetëdijshëm”, por e bëri sepse sipas tij “burgu është më i mirë se Shqipëria”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: