Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka lexuar sot në media se “Burgu i Shënkolliit është kthyer në spital Covid”.

Shehu shprehet se nuk e kupton se çfarë do të thotë kjo, pasi spitali dhe burgu janë institucione kaq larg me njëri –tjetrin.

Më tej, Shehu thekson se në këtë rast gjithashtu ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Postimi i Tritan Shehut:

Cfare do te thote qe: “Burgu i Shenkollit kthehet ne spital Covid”?!

Ministria e Shendetesise dhe ajo e Drejtesise me urgjence duhet te japin sqarimet e duhura e te bejne transparence per ate skandal qe shkruhet sot ne media: 40 te burgosur me Covid ne ate burg te kthyer ne spital!?

Nje burg nuk mund te kthehet ne spital, aq me shume ne nje spital te nje patologjie infektive kaq agresive sa Covid 19!

Burgu dhe spitali jane aq larg njeri tjetrit sa eshte dhe dita me naten.

Spitali eshte nje institucion krejt tjeter nga burgu ne strukture, kompozim, instalime, sisteme gazesh, ajrim, pajisje nga me te ndryshmet diagnistike e mjekuese, personel qe sherben aty si mjeke e te ndryshem, etj etj.

Te burgosurit jane qytetare si te gjithe te tjeret ndaj te drejtave universale, perfshi dhe ate te marjes se nje sherbimi shendetesor te njejte me ata qe jane te lire.

Kjo dallon nje shoqeri te civilizuar, demokratike e te lire nga reminishencat diktatoriale.

Prandaj kujdes, kush shkel keto parime shkel te drejtat e njeriut e mban pergjegjesi te plote ligjore!

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb