Edy Reja ishte i qartë në konferencën për shtyp, për të ndalur Poloninë, duhet ndalur Robert Lewandowski. Në fakt, italiani i ka mjetet e duhura për ta bërë diçka të tillë, ka në dispozicion tre qendërmbrojtës ekspert, tre lojtarë që dinë se si mbrohet. Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti janë të qendërmbrojtës që përballen çdo javë në Serie A me sulmues të kalibrit botëror por as kaq mund të mos mjaftojë, për të ndalur “këpucën e artë” të europës duhet më shumë, mbi të gjitha duhet punë kolektive dhe shumë fat.

Italiani është shumë i qartë përpara kësaj transferte delikate, është koha për të mbrojtur mirë dhe për të kundërsulmuar shpejt, në ato pak mundësi që mund të krijohen. Kundër Polonisë, Italiani pritet ti besojë formacionin titullarë lojtarëve që njeh më mirë dhe ka punuar më shumë në këtë aventurë të tij në krye të përfaqësueses kuqezi.

240592564 4127287497370448 2789983018486097513 N
240592564 4127287497370448 2789983018486097513 N

Polonia vjen në këtë sfidë si favorite absolute teksa një fitore e mundshme e Lewandowskit me shokë kuotohet me koeficientin 1.5 ndërsa një fitore e mundshme e Shqipërisë me koeficientin 7, barazimi që do të ishte një rezultat pozitiv për Shqipërinë kuotohet me koeficientin 4.2.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb