Avokati i Selim Çekajt, Maks Haxhiaj, e cilësoi skandaloz dhe të papërgjegjshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg 71-vjeçarin.

Jashtë dyerve të GJKKO, avokati Haxhiaj deklaroi se gjykata po shkel me të dyja këmbët ligjin, pasi sipas tij, Çelaj nuk mund të mbahet në burg për shkak të moshës dhe problemeve të theksuara shëndetësore.

“Është shumë interesant që prokurori tha para gjykatës se nuk ka prova që Selim Çekaj të jetë i implikuar. Kjo është një masë ekstreme, pasi është mbi 70 vjeç dhe është i sëmurë. Janë argumente të avancuara për të ndryshuar masën e arrestit. Gjykata me papërgjegjshmëri, shkel ligjin me të dyja këmbët. Shkelje tjetër është se nuk ka ardhur në seancë as Selimi, pasi kur shqyrtohet masa, duhet të jetë i hetuari. Ai është me diabet 700, që i ka nxjerrë jashtë funksionit veshkat. Qesharake është edhe që po hetohet për grup të strukturuar kriminal, kur është vetëm një person”, tha avokati Haxhiaj.

Selim Çekaj u vu në pranga, pasi policia sekuestroi sasinë prej 49 kg kokainë, në kompania e djalit të tij, e cila më herët kishte sjellë sasinë më të madhe prej 613 kg kokainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb