Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj e ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 lidhur me amnistinë fiskale që pritet të propozojë mazhorancë shprehet se do të jetë për një afat të shkurtër kohe dhe lançimi i saj nuk do të vonojë.

Debati në studio lidhet me pyetjen se a mundet të vërtetohet nëse burimi i të ardhurave ”cash” është i ligjshëm apo i paligjshëm?
Denaj shprehet se do të jenë disa struktura të posaçme përfshirë dhe të OFL që do të merren me kryqëzimin e informacionit të cilat mund ta vërtetojnë një burim të ligjshëm ose të paligjshëm.

Po ashtu ajo shprehet se drafti i mazhorancës po diskutohet edhe me ekspertë ndërkombëtarë.

”Që është cash- i në ekonomi jashtë sektorit bankar është fakt. Që ne të pretendojmë që nuk gjurmojmë dot burimin e këtij informacioni, ne mundemi. Nëpërmjet shumë strukturash, nga sektori bankar tek strukturat kundër pastrimit të parave.

E para duhet të vërtetojmë këtë fakt. Përpjekja për të luftuar paratë nga organizata kriminale ka filluar. Ne nuk po diskutojmë amnistinë para kësaj lufte. është OFL për të filluar më tej me institucione të tjera.
Kur të vendoset që kjo amnisti ka një afat kohe, ky afat nuk mund të jetë i gjatë dhe lançimi nuk do të jetë i vonuar. Po diskutohet me ndërkombëtarë. Do të jetë një moment final për të toleruar situata kur në të shkuarën janë realizuar në mënyrë të ligjshme ne një farë mënyre por jo 100%. Kryqëzimi i informacionit, nga struktura edhe brenda OFL të specializuara.
Nuk duhet të flasim për limite, por për burimin e të ardhurave. Mund të vërtetohet. Mënyra si do të vërtetohen, ata nga emigracioni në vendin ku do të deklarojnë është i mundshëm vërtetimi i burimit prej kryqëzimit të informacioneve.”- tha Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb