Persona të armatosur kanë vrarë të paktën dy ushtarë dhe më shumë se dhjetë civilë në një sulm ndaj një fshati në Burkina Fason lindore, bënë të ditur mediat lokale.

Disa shtëpi dhe hambarë u dogjën gjithashtu në sulmin ndaj fshatit Hantoukoura afër kufirit me Nigerin.

Shumë të tjerë u plagosën po ashtu, theksuan mediat.

Sulmi vjen një javë pasi dy gazetarë spanjollë dhe një aktivist irlandez u vranë në një pritë në vendin e Afrikës Perëndimore.

Që nga viti 2015, Burkina Faso po përballet me kryengritje në rritje që kryesisht ishte kufizuar në veri të vendit, por është përhapur në zona të tjera si Parku Kombëtar Arli, ku të katër personat janë vrarë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb