BURKINA FASO – Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, njoftoi sot se do të largohet nga pushteti, pas 27 vite në krye të vendit, në një komunikatë të publikuar në një televizion lokal.

“Me shqetësimin për të ruajtur arritjet demokratike, si dhe paqen sociale. Unë deklaroj vendin bosh të pushtetit në mënyrë që të mundësojë një organizim të tranzicionit para se të organizohen zgjedhje të lira dhe transparente me një vonesë maksimale prej 90 ditësh”, sipas tekstit të komunikatës, të publikuar në televizionin lokal BF1.

Një ditë pas protestave të dhunshme kundër regjimit dhe shpalljes nga ana e ushtarakëve se do të marrin kontrollin e vendit, me mijëra manifestues dolën sërish në rrugët e kryeqytetit sot në mëngjes.

Për opozitën, çdo tranzicion politik që do të vijë duhet të organizohet përreth forcave të shoqërisë civile, dhe të integrojë të gjithë përbërësit e kombit, duke përfshirë edhe ushtrinë, sipas një deklaratë për median sot në mëngjes.

Ndërkohë, opozita kishte kërkuar mbajtjen e presionit duke bllokuar hapësirat publike, sipas njërit prej përgjegjësve të saj kryesorë, Zephirin Diabre.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: